Shkruan: Abdulla Mehmeti

Lexoni, organizoheni dhe veproni, o njerëz, se nesër Serbia mund t’i shpallë shumë kisha, manastire dhe monumente kulturore-historike për prona të vetat edhe në Maqedini, si në Kosovë, të ndërtuara gjatë pushtimeve në ,,Serbinë Jugore”, ,,Banovinën serbe të Vardarit”, siç e kanë quajtur ata krahinën shqiptare të Maqedonisë në të kaluarën dhe siç e njeh historiografia e tyre! Një ndër ato është edhe kisha në Kalanë e Tetovës, e ndërtuar në periudhën e pushtimeve serbe (1923), nëse me kohë nuk i dalin zot shqiptarët dhe institucionet kompetente të shtetit.

Në këtë kishë dhe vende të tjera, ata mund të sjellin eshtra, artefakte dhe gjetje të tjera arkeologjike nga vise të tjera, nga nuk na e merr mendja, t’i ,,mbjellin” gjatë natën që nesër para botës të dëshmojnë se kanë qenë autoktonë edhe në këto hapësira.

Ekspedita arkeologjike në Kalanë e Tetovës, e organizuar gjatë viteve 2008-2012, e udhëhequr nga serbomani i përbetuar Pasko Kuzman, një nga ideatorët e projektit antishqiptar ,,Shkupi 2014″, i cili aktualisht vuan dënim me burg për shkak të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe kontrabandës me arktefakte, a mos është bërë për të mirën e shqiptarëve dhe për qëllime shkencore?!

A e dinë shqiptarët se ky kriminel e ka falsifikuar në mënyrën më perfide të ashtuquajturën ,,Maska e artë e Trebenishtit”, në Ohër, (e shek. IV-V p.e.s., origjinali i së cilës ndodhet në Muzeun e Beogradit), dhe ia ka ,,shitur” opinionit të brendshëm dhe të jashtëm si gjetje arkeologjike me rëndësi historike?!

T mobile In article [4]

Si ndodhi që pas vitit 2001, kur në Maqedoni erdhën në pushtet forcat politike proserbe, u dëmtua Manastiri i Leshkës në Tetovë (nga periudha ilire dhe mesjeta shqiptare), , u dogj dhe shkatërrua Manastiri i Shën Bigorit në Rekë të Dibrës, u dogj pjesërisht dhe u uzurpua teqeja bektashiane Harabati Baba në Tetovë, u dogjën dhe shkatërruan disa nga xhiamitë kryesore në qendrat e qyteteve, në Manastir, Ohër, Përlepe, Shtip, Qupërli, Shkup, Kumanovë, Krivo Pallankë etj.; u shitën toka të vakëfeve dhe toka e Xhamisë Burmali në qendër të Shkupit, toka në Kalanë antike të Shkupit, iu dha në pronësi kishës sllave ortodokse toka në Kalanë e Tetovës, si dhe shumë toka të tjera e objekte me rëndësi të veçantë kulturore e historike të shqiptarëve?!

A ende nuk kemi mësuar asgjë nga strategjia pushtuese e ekspansioniste serbe dhe falsifikimi i historisë nga ana e tyre?!

Global