Lajmërimi për një protestë masive në përkrahje të Ballist Morinës ka bërë bujë edhe në Serbi. Mediat e këtij vendi ndihen të shqetësuara nga mbështetja masive që mund të bëjnë shqiptarët

“Blic.rs” shkruan tifozët e kombëtares shqiptare janë organizuar për protestë madje edhe duke bërë presion ndaj qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të liruar Ismail Morinën. Ato shprehen se reagimi i tifozerisë mund të nxisë autoritetet që të ndërhyjnë më shumë për t’a liruar Morinën.

Për Ismail Morinën është marrë vendimi për t’u ekstraduar në Serbi dhe sot ora 19:00 pritet të zhvillohet një protestë masive para kryeministrisë nga tifozët shqiptarë në mbështetje të djaloshit që ngriti dronin me ‘Shqipërinë e Madhe” në stadiumin e Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014.

Image