Agjencia për Rini dhe Sport ishte paraparë që të jetë një institucion që drejtohet nga shqiptarët, por ajo i ka ngelur LSDM. Ashtu që drejtori i ri i Agjencisë për Rini dhe Sport do të jetë Darko Kaevski, kështu ka vendosur Qeveria e Maqedonisë, pasi më parë nga ky funksion është shkarkuar Marjan Spasevski.

Kaevski është i lindur në vitin 1989, i diplomuar si ekonomist, me përvojë në sektorin privat dhe shtetëror. Ai më parë ka qenë këshilltarë në Komunën Kisella Voda dhe interesante është që paraardhësi i tij Marjan Spasevski ka qenë në të njëjtën komunën pjesë e departamentit të marrëdhënieve me publikun.

Kaevski do ta udhëheq agjencinë e cila drejtpërdrejt merr pjesë në ndihma financiare për federatat sportive në Maqedoni, ndihmon organizimin e ngjarjeve sportive dhe ndan bursa sportive.