Shqipëria renditet në vendin e 63-të për muajin korrik në renditjen e përmuajshme që bëhet nga FIFA për të gjitha ekipet përfaqësuese, që janë pjesë e gjashtë konfederatave të futbollit. Përfaqësuesja jonë ka një rritje me tri vende nga renditja e publikuar muajin e shkuar. Në këtë rritje ka ndikuar fitorja e kombëtares në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, 3:0 ndaj Izraelit, në stadiumin “Haifa”, më 11 qershor 2017.
Kuqezinjtë kanë grumbulluar në renditjen e këtij muaji 583 pikë, nga 544 që kishin në muajin qershor. Renditja pasardhëse do tëpublikohet nga FIFA më 10 gusht 2017.