Edhe Shqipëria do jetë prezente në “ Festivalin e 18 Ndërkombëtar të Fëmijëve Tra La La” që do të zhvillohet në Maqedoni. Shqipëria do të përfaqësohet nga 10 vjeçarja Ana Kodra. Emri i vogëlushes Ana Kodra është tashmë i njohur për publikun shqiptar, pasi ajo ka spikatur që herët për talentin dhe zërin e saj. Ana Kodra ka prekur për herë të parë skenën në moshën 8 vjeçare, me pjesëmarrjen në spektaklin televiziv “ Tu Si Che Vales”. Ky spektakël kishte një numër të madh konkurrentësh, të talenteve dhe të moshave të ndryshme. Ana, edhe pse 8 vjeç, arriti që të shkonte deri në finale dhe të krijonte adhuruesit e saj të parë. Në moshën 9 vjeçare, ajo bëhet pjesë e spektaklit televiziv “Gjeniu i Vogël”, edhe pse me e vogla konkurrente, arriti që të bëhet e dashur për të gjithë. Po në moshën 9 vjeçare, Ana fiton çmimin e dytë në “Festivalin Mbarëkombëtar të fëmijëve në Shkodër” dhe në Nëntor të vitit 2016 fiton çmimin e tretë në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve “Prishtina Kids Fest”, si edhe të drejtën për të përfaqesuar Shqipërinë në “Festivalin Ndërkombëtar për fëmijë Tra La La”, në Maqedoni. Në Qershor të këtij viti, Ana Kodra rrëmben 2 çmimet e para në “Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Shkodër”, duke marr çmimin si vokali më i mirë dhe çmimin për këngën më të mirë, këngë kjo e kompozuar nga kompozitori Kristi Popa. Edhe ne i urojmë Anës shumë suksese në “ Festivalin e 18 Ndërkombëtar për fëmijë “ Tra La La” dhe jemi të sigurtë që do na bëj të ndihemi krenar.

https://www.youtube.com/embed//EB4lOEb4G3Q

Global

Comments are closed.