Çdo ditë raportohet për vatra zjarri, por asnjëherë nuk është dhënë pasqyra e plotë e asaj që po ndodh në vend. Për shkak të zjarreve të qëllimshme dhe temperaturave të larta, sot në gjithë vendin ka rreth 90 vatra zjarri.

Një shifër e tillë është publikuar sot nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ministri ndodhej në Shkodër ku ka parë nga afër aksionet e ekipeve të emergjencave civile. Ministri tha se situata është e rëndë dhe duhet ndërhyrje e shpejtë. Demiraj u shpreh se për të përballur gjendjen e krijuar është kërkuar ndihmë nga NATO. “Këto ditë pritet të vijnë mjete nga Greqia dhe nga NATO të cilat do të shërbejnë për të përballuar situatën e zjarreve. Është kërkuar një helikopter nga Greqia dhe një ose dy helikopterë  nga NATO”,- tha Ministri.

Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile këto ditë kanë folur për zjarret, por nuk kanë dhënë detaje të sakta. Shifra prej 90 vatrash zjarri që përmend Ministri Dremiraj është mjaft e madhe për një vend si Shqipëria. 90 vatra zjarri do të thotë se çdo orë të ditës, dëmi që i bëhet pyjeve dhe ekonomisë së vendit është shumë i madh.

Një pjesë e zjarreve raportohet se janë aksidentale, por në jo pak raste zjarret vendosen në mënyrë të qëllimtë nga banorët e zonës dhe persona të papërgjegjshëm. Këto javë, policia ka pasur vetëm pak raste të arrestimit të personave përgjegjës. Mungesa autorëve të zjarreve dhe nxjerrja e tyre para ligjit është një inkurajim për personat e tjerë.

Ndërkohë, në përballimin e kësaj situatë ka duket se ka edhe një neglizhencë të pafalshme institucionale. Problemi i zjarreve në verë haset çdo vit. Prefektura, bashkitë, zjarrfikësit dhe ministritë në çdo verë kanë të njëjtat probleme. U mungojnë helikopterët, makinat, mjetet e punës e deri te karburanti. Për përballimin e situatës është futur shpesh herë ushtria në aksion, por edhe Forcat e Armatosura shihet se e fikin zjarrin me lopata dhe me kazma. Ndaj dhe çdo vit numërohen hektarët e djegur dhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë, por asnjëherë nuk merren masat nga institucionet.

T mobile In article [4]

Si përfundim, detyrohemi që kur flaka ka marrë dhëne të lypim ndonjë helikopter në Greqi apo vendet e tjera.

Global