Një shtetas kosovar, me inicialet L.B., 32-vjeç është ekstraduar për në Hungari nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ky vend.
32-vjeçari u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Rinasit dhe për të janë njoftuar edhe autoritetet kosovare.

“Më datën 20 korrik të këtij viti, në Aeroportin Rinas, u ekstradua për në Hungari, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar L.B vjeç 32, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Szekesfehervar/Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.