Në qarkun e Tiranës, ka rënë zjarr në një pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla të tensionit të lartë. Si rezultat i operacioneve të kryera u bë e mundur izolimi i vatrave që rrezikonin banesat dhe 2 shtyllat e tensionit të lartë.
Në territorin e Uzinës së Mjeksit në qytetin Elbasan ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra jashtë dhe brenda perimetrit të uzinës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra.
Në qarkun e Shkodrës  ka rënë zjarr në pyll pishe dhe lisi. Zjarrfikësit të mbështetur dhe nga punonjës të pyjores e banorë të fshatit kanë vënë në kontroll dhe izoluar zjarrin. Në qarkun e Gjirokastrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me të korrura. Forcat zjarrfikëse të ndihmuar edhe vullnetarët kanë shuar zjarrin.
T mobile In article [4]
Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me hambulla. Në qarkun e Fierit ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe tubacionin e gazit në brigjet e lumit “Gjoricë”.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikës është arritur të shuhet zjarri. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra. Në qarkun e Beratit, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit pranë banesave dhe shkollës 9-vjeçare. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe ullinj të moshës së re.
Në qarkun e Korçës  ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të disa shtetasve. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur fikjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën orenditë dhe pjesë të ndryshme të banesës.  Edhe në qarkun e Lezhës ka rënë zjarr në një masiv me pisha të larta. Zjarri ka qenë në terren tepër të thepisur e ka pasur përmasa të mëdha dhe intensitet të lartë.
Në këtë vatër zjarri po punojnë për ta fikur punonjësit e zjarrfikëses, ata të bashkisë si dhe helikopteri. Zjarri është izoluar por pa ndërhyrje nga ajri, është e pamundur fikja e tij.
Në qarkun e Kuksit ka rënë zjarr në pyll me pisha dhe kullota. Zjarri është shkaktuar nga një rrufe, në lartësinë 2000 metra, në një terren tepër të thepisur e shkëmbor prandaj forcat nuk kanë mundur të ndërhyjnë por zjarri është fikur vetvetiu, duke djegur një sipërfaqe të vogël .
Edhe në qarkun e Vlorës ka rënë një zjarr në zonën me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me forca e mjete duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 hektar  me hala pishe.