Prej ditës së sotme deri në 22 korrik Partia Demokratike e Shqipërisë do të përfshihet në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të saj. Në këtë garë, zyrtarisht janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ndërsa qyteti  i Lezhës është zgjedhur si qyteti i parë për të nisur fushtën.

Takimi i parë  do të bëhet  në Pallatin e Kulturës, ku në orën 10:00 Eduard Selami  do të prezantojë platformën e tij para anëtarësisë, ndërsa në orën 11:30 do të jetë Lulzim Basha. Gara brenda Partisë Demokratike sjell risi, pasi për herë të parë në Shqipëri do të kemi mundësinë të shohim debat mes  dy rivalëve për platformat që përfaqësojnë.

Ky model i huazuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të aplikohet në garën për kreun e PD-së, ku dy kandidatët Basha dhe Selami do debatojnë për vizionin e tyre para demokratëve në 3 qytete kryesore të vendit  sipas formatit Town Hall.