Jordi Alba nuk e di nëse Neymar do të qëndrojë në Barcelonë edhe këtë sezon

Gerardi Pique mbrëmë me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftojë se Neymar nuk do të largohet nga Barcelona për të kaluar në PSG.

Por, për këtë nuk është i sigurt Jordi Alba, i cili shpreson se Pique nuk është duke u tallur.

“Mesazhi i Piques për Neymarin? Duhet ta pyesim Piquen. Nuk e di çfarë ka thënë deh unë nuk kam folur me lojtarin. Nuk mund të them më shumë, sepse nuk e di nëse ka folur për atë. Nuk besoj se është shaka, të shpresojmë se jo”, tha Alba gjatë konferencës për media.

Ditëve të fundit mediat braziliane dhe franceze shkruajnë se Neymar është shumë pranë largimit nga Barcelona dh transferimit në PSG

Flower

Loading...