Amanda Fahrunisa është shpëtuar pasi përfundoi poshtë një makine, derisa ishte në një pikë karburanti në Java të Indonezisë.

Kalimtarët e rastit, e ngritën makinën dhe nxorën 5-vjeçaren, që ka thyer këmbën e majtë, por nuk ka pësuar dëmtime të tjera.

“Kishte shumë fat, pasi ka mundur të pësonte dëmtime më të shumta. Gjendja saj është nën kontroll dhe po shërohet”, thuhet në raport, lidhur me rastin.

Të pranishmit që ndihmuan vogëlushen, janë falënderuar nga njerëzit që kanë parë videon që po qarkullon në rrjetin social.