Trembëdhjetë femra të detyruara të punonin si prostituta në një resort luksoz spanjoll pranë Marbellës janë liruar.
Mendohet se viktimat janë sjellë nga Bullgaria në Kosta del Sol, ku u detyruan fillimisht të punonin në rrugët e qytetit.
Policia gjithashtu arrestoi 34 anëtarë të dyshuar të bandës kriminale në të gjithë Evropën.
Në një deklaratë, policia tha se banda bullgare kishte kërkuar “kontroll të plotë” të resortit luksoz.
Viktimat ishin sjellë gra nga zonat e varfra të Bullgarisë dhe i kishin detyruan të punonin si prostituta, duke i kërcënuar se do vrisnin familjet e tyre, nëse refuzonin ta bënin.
Gratë detyroheshin gjithashtu të vidhnin klientët e tyre, disa prej të cilëve mund të jenë droguar, tha policia.
Arrestimet erdhën pothuajse tre vjet pasi policia u njoftua për rrjetën e prostitucionit nga një grua që u arratis nga kthetrat e bandës.