Policia kufitare në Sarandë ka shpëtuar 12 persna në zonën e Krozës, të cilët kishin shkuar për të bërë plazh.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 kur në sallën operative të Kufirit Sarandë shtetaso B.K ka njoftuar se ndodhet së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë që kishin shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.

Duke qenë se deti ka qënë i  dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.Menjëherë me marrjen e njoftimit për tju dhënë dihmë kanë shkuar  shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbëritur në vendin e njoftuar kanë  konstatuar 12 persona.

Fatmirësisht të gjithë shtetasit u gjetën nga shërbimet e Policisë  në gjëndje shëndetësore  të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare, ka bërë  transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë,  ku u nxorrën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

T mobile In article [4]

Personat që u shpëtuan janë:

1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.

4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.

5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.

6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.

7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë

8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.

9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.

10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.

11- E.V., 16 vjeç, banues në  Tiranë.

12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.