Aktori, njëkohësisht anëtari i PD-së Julian Deda përmes një shkrimi “shpërthen” kundër liderit të “ngrirë” të demokratëve, Lulzim Basha.

Sipas tij urdhër të “Republikës së Re” po sulmohet çdo simpatizant dhe anëtar i PD-së që mendon ndryshe nga Basha.

Deda është koordinator për artin dhe kulturën në Partinë Demokratike, kohë më parë ai ka qenë një ndër njerëzit që mbështeste fort Lulzim Bashën.

Statusi i Julian Dedës

Urdher i komandes se Republikes se re:

Te denigrohet çdo anetar partie, qe nuk mendon si shefi. Te kritikohet pa kompromis çdo elemet politik i para viteve 2013 ne PD, kohe ne te cilen drejtonte Sali Berisha. Pra, te vazhdojme shembullin e vellezerve rilindas, ku per çdo gje thuhej se “fajin e ka Saliu”.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Po si nuk ju vjen zor? Po si mund te shkelni mbi punen e tjetrit keshtu? Fakti, qe kryetari i ngrire e ka kompleks Doktorin, nuk eshte faji i ketij te fundit.

Shikoni pak ku shkon hileja. Lexoni pak nje nga pikat e manualit te deputetit, shikoni se çfare u kerkohej kandidateve per deputete nga zyra e propagandes e Republikes se re, qe ta artikulonin ne takime me njerezit:

“Flisni për arritjet e Bashës, rruga Durrës-Kukës, liberalizimi i vizave, Tuneli i Elbasanit, NATO”. Qesharake. Te gjithe e dijne se keto u bene me iniciative personale te Berishes dhe per te qene korrekt deri ne fund, meritat i takojne atij, qe merr dhe pergjegjesite per deshtimin jo dikujt, qe sukseset e te tjereve ja krediton vetes dhe deshtimet e veta ja faturon te tjereve.

Nese duam bashkimin dhe ringritjen duhet te flasim me ze te larte per shkaqet e verteta te humbjes. Na duhet nje lider, qe di te mbaje fjalen e dhene dhe te imponon respekt si ne fitore ashtu dhe ne humbje. Na duhet nje lider, qe nuk ben pakte te fshehta me kundershtarin dhe lincon mendimin ndryshe brenda partise. Na duhet dikush, qe aleancen e ben me popullin opozitar jo me satrapin e pushtetit. Na duhet dikush, qe del ne fushen e betejes i paster, pa komplekse, pa frike, se nuk eshte as i shitur as i blere, sepse paktin e ka me popullin jo me pushtetin./Gazeta Express