Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” në banesën e shtetasit K.P, 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh.

Policia sqaron se “Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P, shtetasja A.D, 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.”

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

T mobile In article [4]
Global