Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme në rajonin e më shumë vendbanimeve, me ç’rast është shkatërruar grupi deri më tani më i madh i organizuar i kontrabandimit të emigrantëve.

“Janë ndërmarrë veprime për procedimin e kallëzimit të parashtruar penal nga ana e MPB të RM-së kundër gjithsej 23 personave. Mes të dyshuarve ka edhe një person minoren, ndërsa 4 persona janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ekziston dyshim se personat kanë kryer vepra penale – Kontrabandim i migrantëve sipas nenit 418-b dhe Organizim i grupit dhe nxitje e kryerjes së veprave trafikimin me njerëz, trafikim të minorenëve dhe kontrabandim i emigrantëve sipas nenit 418 nga Kodi penal”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nga Prokuroria informojnë se për vijimin e mëtutjeshëm të hetimit opinioni vazhdimisht do të njoftohet.