Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mars të këtij viti, kishte deklaruar se në dy dokumentet mbi të cilat lëshohen lejet për ndërtim – Plani Urban dhe Plani Zhvillimor – nuk është paraparë ndërtimi i xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë. Atëkohë, Kryetari i Prishtinës kishte kërkuar ndihmën e shoqërisë civile dhe banorëve për të ndërhyrë në projektin e Xhamisë së Madhe.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, para katër muajsh, kishte sqaruar se nuk mund të ndërtohet Xhamia e Madhe në lagjen Dardania në Prishtinë. Kishte arsyetuar se në asnjë dokument të Komunës s’ishte paraparë ndërtimi i objektit fetar për komunitetin musliman.

“Duhet kuptuar se ne japim leje sipas dy dokumenteve: Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullativ. Në asnjërin prej këtyre dy dokumenteve nuk është e paraparë që xhamia të ndërtohet aty”, kishte thënë Ahmeti, për ekonomiaonline