Gjykata, me kërkesë të MPB-së, konform kompetencave ligjore, shpalli urdhërarrest ndërkombëtar për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa”.

MPB sot informoi se urdhërarresti është shpallur duke pasur parasysh se dy të akuzuarit nuk janë gjetur në adresat që i kanë paraqitur si vendbanime, si dhe në më shumë lokalitete në Maqedoni, për të cilat ka pasur informacione operative se të dyshuarit i shfrytëzojnë për fshehje.

Dje në ora 21, Gjykata e Apelit në Shkup deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dërguar urdhra për arrestimin e G.G. dhe N.B në burgun hetues Shkup.

Global