Nga dita në ditë pritet të rrënohet shkolla periferike “Bratstvo” ose ndryshe e njohur si shkolla prej guri në Nerez të Epërm, e më pas të hidhet gurthemeli për ndërtimin e një objekti të ri shkollor për nxënësit e këtij rajoni.  Kështu është shprehur kryetari i Karposhit Stefço Jakimovski i cili tha se ka shpallur tender për rrënimin e objektit por nuk la pa kritikuar Ministrinë e Arsimit, sipas të cilit, dikasteri i Arsimit tashmë sa vite ka anashkaluar këtë komunë dhe nuk ka ndarë mjete për investime nëpër shkolla.

Në vetudhëheqim me shkollat,  por pasi që Ministria e Arsimit sillet me papërgjegjësi atëherë ne kemi bë projekt dhe kemi shpall tender për rrënimin e asaj shkolle dhe ndërtimin e një shkolle te re. Kështu që nuk ka nevojë askush të brengoset për nxënësit shqiptar nga Komuna e Karposhit, mjaftueshëm kujdeset kjo komunë. Ndërkohë, Ministria e Arsimit edhe më tutje mund të kënaqet, respektivisht mjetet ti orientojë diku tjetër, e për këtë ju duhet ti pyesni se ku i shpenzoj ato para, kur nuk mund ti shpenzojnë për fëmijët e Nerezit të Epërm të cilët deri tani kanë mësuar thuajse në stallë – deklaroi Stefço Jakimovski, kryetar i Karposhit.

Por nga Ministria e Arsimit mohojnë deklaratën e kreut të Karposhit duke bërë të ditur se nga kjo komunë asnjëherë nuk kanë marrë kërkesë me shkrim për të intervenuar në shkollën periferike në Nerez të Epërm. Zv ministri Visar Ganiu tha se ka qënë vet Stefçe Jakimovski ai që ka premtuar rikonstruimin ose ndërtimin e objektit.

Global

Sa i përkët shkollës fillore në Nerez të epërm, nga ministri paraparak jam i njoftuar se në një takim që ka realizuarme kryetarin e komunës Stefçe Jakimovski, i ka premtuar se gjatë periudhës së verës kur janë pushimet, me mjetet e komunës do ta ndërtojë shkollën në neqez të Epër. Kështuqë diçka oficiale, si dokument të tillë ne nuk kemi në ministri, kjo është në formë gojore, një gjë që më është përcjell nga ministri paraprak – tha Visar Ganu, zv ministër i Arsimit.

Në shkollën  periferike “Bratsvo” në Nerez të Epërm mësojnë gjithsej 7 nxënës në paralele të kombinura. Kushtet në të cilat mësojnë janë larg standardeve normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Me vështirësi të mëdha ballafaqohet edhe mësuesja Fatmire Murseli e cila për 23 vjet radhazi luan rolin e mësueses, pastrueses dhe shërbëtores së shkollës./alsat-m    

T mobile In article [4]