Zëvendës –Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Bryan Yee, i cili është vizitor i shpeshtë edhe në Kosovë, ka bërë një prognozë të zymtë për të ardhmen e rajonit. Sipas tij, vendeve të Ballkanit do t’u duhen 30 vjet për ta arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të BE’së.

Në një bisedë për të përjavshmen serbe “NIN”, Yee ka thënë se prioriteti numër 1 i vendeve të rajonit duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

“Shumica e shteteve të rajonit kanë një rritje ekonomike 3 deri në katër përqind në vit, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6 përqind, nuk do të mund ta arrijnë mesataren e BE’së në 3 dekadat e ardhshme” ka thënë ai.

Hoyt Yee ka folur edhe për korrupsionin e liderëve të Ballkanit, duke thënë se SHBA nuk i mbyll sytë, por, ka thënë se përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësve janë përgjegjës qytetarët.

NIN e përshkruan Ji’n si një diplomat operativ të administratës amerikane për Ballkanin, në muajin mars e ka hequr nga rendi i ditës formimin e ushtrisë së Kosovës pas takimit me Thaçin, si dhe për rolin në Maqedoni ku Ivanov ia ka dhënë mandatin Zoran Zaev. Po ashtu rikujtohet edhe roli i tij muaj më parë në Shqipëri për ta çuar këtë vend në zgjedhje të parakohshme.