Përveç xhelozisë që ka shkaktuar tek çifti Fireontina-Olsi, Ambra e BB9 do të kujtohet edhe për përfundimin e historisë së dashurisë së saj me Elsamedin, djalin nga Shkodra me të cilin nisi garën dhe e la në mes.

Por Ambra ka vijuar të habisë me deklaratën e fundit që ka dhënë për gazetën Panorama ku vë në dyshim prirjet seksuale të Elsamedit.

“Mashkulli që nuk arrin të bëjë diçka me ty, kështu lloj fjalësh do nxjerrë nga goja. Dhe të jem e sinqertë, unë kam realisht dyshime për prirjet e tij seksuale”.

Në këtë mënyrë ajo ka deklatuar se me Elsamedin nuk ka patur marrëdhënie seksuale, ndërkohë që kujtojmë se në Post Big Brother është shprehur se Elsamedi për të arritur qëllimet e tij është lidhur edhe me gra të martuara.