Ai fillimisht thekson se mori vendimin në bazë të dokumenteve që kishte në tryezën e tij, por shton se tashmë çështja kalon në Gjykatën e Lartë të Zagrebit që do të japë edhe vendimin përfundimtar. Ai shton se mundësitë që Gjykata e Lartë ta zhvlerësojë ekstradimin janë të mëdha.
Gjithsesi, edhe në rast se ky organ konfirmon dënimin, shpresat për Ismail Morinën nuk do të shuhen, sepse është ministri kroat i Drejtësisë, Drago Boshnjak ai që do të thotë fjalën e fundit nëse Morina duhet të ekstradohet ose jo në Serbi.
Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar transferimin e Morinës në Beograd menjëherë pasi ai u ndalua nga autoritetet kroate. Aktualisht, Gjykata e Lartë serbe ka nisur një proces ndaj tij për çështjen e ngritjes së dronit në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri të tre viteve më parë dhe sipas mediave, ai rrezikon deri në tre vjet heqje lirie.
Gjithsesi, lobimi dhe ndërtimi i kanaleve diplomatike mes Tiranës dhe Zagrebit i ngritur për këtë çështje mund ta lehtësojë pozitën e Morinës, pasi vendimi përfundimtar, ashtu siç e bën me dije edhe gjyqtari i shkallës së parë të Dubrovnikut, i takon pikërisht një anëtari të ekzekutivit kroat, ministrit të Drejtësisë, Drago Boshnjak