Në pritje të UEFA Super Kupës mdis Real Madridit dhe Mançester Junajted, një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë, Qyteti i Shkupit me kapacitet të plotë i realizoi edhe përgatitjet e fundit për aktivitetet në “zonën neutrale të fansave”, e cila do të vendoset në qendër të qytetit në sheshin “Maqedonia”.

Organizatorët si edhe mijëra adhurues, me padurim e presin këtë duel të madh në arenën nacionale “Filipi i Dytë” i cili do të zhvillohet më 8 gusht, ndërsa për këtë qëllim Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UEFA-n, partnerët e UEFA dhe FFM përgatiti program të pasur muzikor dyditor dhe aktivitete në këtë fan zonë.

Kalaja e Shkupit para disa ditëve e mori ndriçimin e vet për Super Kup, ndërsa qyteti ngadalë është duke e transformuar pamjen për ndeshjen e ardhshme dhe ngadalë është duke e shfaqur frymën sportive e të cilën duhet ta përjetojnë fansat e besueshëm edhe prej vendeve të tjera të cilët pritet të arrijnë për këtë manifestim sportiv. Qyteti i Shkupit përgatiti edhe “meeting points” special për të dyja grupet e tifozëve prej ku do të drejtohen nga arena në ngjyrat e klubit të preferuar. Tifozët e Real Madridit do të takohen në sheshin “Filipi i Dytë”, ndërsa fansat e Mançester Junajted në platonë para shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”.

Të gjitha aktivitetet dhe i gjithë programi muzikor për më 7 dhe 8 gusht do të mbahen në “zonën neutrale të fansave” në sheshin “Maqedonia” ku në pozitën neutrale të gjithë fansat do të mund të argëtohen dhe të kënaqen në atmosferën euforike.

Zona neutrale e fansave do të hapet më 7 dhe 8 gusht prej orës 11, deri në orën 19. Më 7 gusht do të fillojë turneu gras-rut midis meshkujve i cili organizohet në kuadër të “Turës së trofeut” nga FFM. Vajzat që do të garojnë në terrenin gras-rut do të fillojnë në të njëjtën kohë ditën e ardhshme (8 gusht).

Të gjithë ata që do ta vizitojnë “zonën neutrale të fansave” do të kenë mundësi të fotografohen me tre trofetë e UEFA-s, trofetë e Super kupës, Ligën e kampionëve dhe Liga Evropën, ndërsa për argëtimin e fansave do të përkujdeset edhe maskota e Super kupës 2017 Shkup. Aktivitete shtesë do të organizohen edhe prej partnerëve kryesorë të UEFA – Pepsi,  Heineken, Master Card dhe Nissan.

Krahas të gjitha përgatitjeve të deritanishme për ndeshjen e radhës, Qyteti i Shkupit prezentoi edhe një video promovuese me qëllim që t’i njoftojë edhe vizitorët e huaj me bukuritë dhe monumentet e kryeqytetit. Euforia e tifozëve pritet t’i mbush rrugët e Shkupit ditëve në vijim, ndërsa do të kulminojë më 8 gusht kur sytë e opinionit dhe fansave të futbollit nga e mbarë bota do të kthehen nga Maqedonia gjegjësisht Shkupi.

Loading...