Një shkupjan e ka lënduar me sqepar gruan e vëllaut të tij për shkak të raporteve pronësore-juridike.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në fshaitn Mirkovc, kur 59-vjeçari B.P. i ka shkaktuar disa goditje në pjesën e kokës 54-vjeçares S.P. E lënduara është dërguar në Qendrën klinike në Shkup dhe ndodhet në rrezik për jetë.

B.P. është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.