Një zjarr ka shkatërruar ndërtesën e  Ministrisë së Financave të El Salvadorit, duke vrarë të paktën një person. Zjarri filloi të premten pasdite në një nga katet më të ulta dhe u përhap në dysheme dhe në katet më të larta, ku dhjetëra punonjës u bllokuan për gati dy orë. Filmimet treguan disa persona që hidhen nga maja e ndërtesës  për t’i shpëtuar flakëve e nuk është ende e qartë nëse mbijetuan. Zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll zjarrin në ndërtesë pas gati 5 orësh. Rreth 25 persona janë dërguar në spitale në kryeqytetin San Salvador me plagë të renda djegieje. “BBC” raporton se disa janë lënduar rëndë.