Pasi ka shkuar në banesën e kunatës, ka gjetur një moment kur ka qenë vetëm me vajzën e mitur të saj dhe ka kryer veprime të turpshme në sy të së miturës. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe është denoncuar nga prindërit e vajzës.

Një ditë më parë, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 32-vjeçarin M.L., pasi në banesën e kunatës ka tentuar për të kryer vepra të turpshme me vajzën e saj të mitur, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

Materialet në ngarkim të 32-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Sarandës. M.L. akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”, të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Global