Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 35 janë lënduar në sulmin e sotëm vetëvrasës të kryer në një treg për pemë në qytetin pakistanez Lahore.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Tarik-e-taliban.

Sipas policisë, vetëvrasësi me bombë me motor ka mbërritur në treg dhe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të policisë, e cila ka siguruar rrëzimin e një ndërtese.

Midis viktimave më i madh është numri i policëve.

Global