Një irlandez u ndalua në një supermarket të njohur për uljen e çmimeve pas një incidenti që përfshin delen e tij të përkëdhelur. 32-vjeçari Andrew Dunleavy dhe delja e tij kishin krijuar probleme në rreshtin e bukës.

Pasi iu kërkua të largohej, Adrew thuhet se pyeti në dyqan se cila ishte politika e tyre me delet dhe dyqani i tha se nuk kishin një të tillë.

Ngjarja ndodhi në Dave të Irlandës, një vend i njohur për praninë e madhe të deleve.

Britanikja “Mirror” shkruan Adrew dhe mikja e tij e leshtë nuk mund të jenë të mirëpritur në shumicën e dyqaneve në rrugë.

Atij i ka mbetur vetëm një zgjidhje tani: të blejë në internet ose jashtë orarit të blerjeve.