Presidenti i Nigerisë është fotografuar për herë të parë në Londër që kur u largua për t’u kuruar nga 80 ditë më parë.

Presidenti Muhammad Buhari, 74 vjeç, shkoi në Britaninë e Madhe për t’u mjekuar mbi një sëmundje të paspecifikuar.

Të dielën, ai u takua me guvernatorët nga partia e tij për drekë, dhe sipas një deklarate të qeverisë,  ishte shumë i gëzuar.

Mungesa e tij ka shkaktuar paqartësi në Nigeri, dhe shumë kanë spekuluar  se ai mund të ketë vdekur.

Të tjerë janë shqetësuar se ai nuk mund të jetë në gjendje të rikthehet në detyrë.

T mobile In article [4]

Qeveria tha se presidenti “ishte shumë i gëzuar dhe nuk kishte humbur asnjë grimë të  humorit që e karakterizon.