Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka triumfuar me kombëtaren gjermane në Kupën e Kkonfederatave.
Ai me këtë rast edhe e ka shpërblyer veten me një superveturë luksoze, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.
“Përfundimisht jam në rrugë e sipër për pushime. E dua këtë periudhe të vitit”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafi.
Mustafi shihet krahas veturës së tipit Mercedes AMG GTR, i cili në tregun e shitjeve kap vlerën prej 140 mijë eurove.
Futbollisti me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë edhe vitin e ardhshëm në fanellën e Arsenalit.