Pak para mesnatës, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Dritan Ymeri, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ilir Alija dhe për pasojë, Aliaj ka humbur jetën.
Nga njoftimi paraprak i policisë Shkodër, bëhet me dije se ka mbetur i vrarë, Ilir Alija, 40 vjeç.
Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja ndodhet në vendngjarje dhe kanë rrethuar autorin i cili dyshohet se gjendet i armatosur në banesën ku ka ndodhur vrasja.
Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie dhe konflikti mes dy familjeve ka qëne i hershëm.
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Policisë Shkodër
Shkodër- Informacion Paraprak
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.
Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.