Një punonjës i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një pusetë të ujërave të zeza.

Ngjarja u regjistrua gjatë paradites së sotme pranë kolegjit Turk “Hasan Riza Pasha”.

Viktima është Maliq Selja, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Gjon Gjoni, i cili eshte transportuar ne spitalin e Shkodrës për mjekim.

Dy punonjësit mësohet se ishin futur në pusetën e ujërave të zeza për ta pastruar, por njëri prej tyre nuk ka mundur të dalë.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë dhe zjarrëfikësja.