Sulmuesi Besart Ibraimi shënoi het-trik në fitoren bindëse të Shkëndijes së Tetovës, me rezultat 3:1 ndaj skuadrës finlandeze Helsinki, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Europa League në futboll. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, ku ishin të pranishëm rreth 1500 shikues. Tetovarët treguan lojë shumë të mirë dhe siguruan një fitore shumë të rëndësishme, e cila i bënë me të qetë për takimin e kthimit që do të luhet në Helsinki. Kuqezinjtë bëjnë hapin e parë drejt kalimit të rrethit, kurse Helsinki mbeti me një futbollisti me pak kur Patronen u përjashtua me karton të kuq në minutën e 63-të. Të  parët në epërsi kaluan miqtë nga  Finlanda me  golin e Jallow në minutën e 35-të, ndërsa  kuqezinjtë barazuan në minutën e 45-të nga penaltia me golin e Besart Ibraimit. Në pjesën e dytë, Shkëndija tregoi fuqinë e saj, duke shënuar edhe dy herë të tjerë përmes Ibraimit të disponuar.  Në minutën e 59-të, Ibraimi shënoi pas asistimit të Ferhan Hasanit. Në minutën e 63-të, Ibraimi sërish i pagabueshëm nga penalltia, duke thelluar fitoren në 3:1.

Shkëndija-Helsinki       3:1

Stadium “Mlladosti” në Strumicë.

Shënues: Ibraimi (45’-nga penalltia, 59’ e 63’-nga penalltia)- Jallow (35’).

Kartonat e verdhë: Vujçiç, Alimi, Junior, Abdurrahimi.

Karton i kuq: Patronen.

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bejtulai, Cuculi, Murati (Çelikoviç 25’), Alimi (Totre 83’), Vujçiç, Radeski (Avdyli 75’), Hasani, Junior dhe Ibraimi.

Helsinki: Dahne, Rafinha, Jalasto, Patronen, Pirinen, Annan, Dahlstrom (Obilor 67’), Onovo, Savage (Valencic 78’), Jallow dhe Pelvas (Mensah 76’).