Një grup prej tre shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Mykonos me vjedhjet që realizonin.
Sipas mediave të vendit fqinj, personat e arrestuar janë të moshës 23, dy shtetasit, dhe një tjetër 28. Po ashtu, policia thotë se është shpallur në kërkim një i katërt, që akuzohet për ngritjen e grupit kriminal dhe bashkëpunëtor në grabitje, raporton “Noa.al”.
Grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të kryera në 9 raste, dhe shuma e materialeve të vjedhura prej tyre e tejkalon shifrën e 122.600 euro. Policia greke ka identifikuar një shtëpi të braktisur në një zonë të ishullit e cila përdorej nga anëtarët e bandës si “bazë” e aktivitetit të paligjshëm.
3 prej tyre kur kanë kuptuar praninë e policëve u përpoqën për t’u larguar por nuk ia arritën, pasi u kapën në kohë. Nga kontrolli në banesën e braktisur u gjetën makina të marra me qira që ata i përdornin për të kryer vjedhjet. U gjet gjithashtu edhe një sasi e vogël e kanabisi, u konfiskua një sasi e konsiderueshme parash dhe numrin e objekteve që rrjedhin nga vjedhjet.