Ministria e Kulturës mori vendim për shkarkim të Robert Veljanoskit nga funksioni drejtor i Teatrit të Dramës-Shkup. Për ushtrues të detyrës drejtor të këtij institucioni kombëtar është emëruar aktori Sasho Tasevski, i cili është anëtar i ansamblit të Teatrit të Dramës.

“Gjatë periudhës së kaluar katërvjeçare drejtori i deritanishëm Veljanoski nuk ka realizuar procedurë për ri-audicion. Inspektorati ka konstatuar edhe se ilegalisht është dhënë me dira një pjesë e objektit të institucionit kombëtar, hapësirë që është në pronësi të Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh se marrëveshja paraprake për qira ka skaduar më 14 shkurt të vitit 2015. Nuk është mbajtur evidencë përkatëse për orarin e punës së të punësuar në institucion, e paraparë me ligjin për marrëdhënie të punës, ndërsa drejtori i deritanishëm Veljanoski ka miratuar edhe program vjetor për punë të institucionit pa pajtueshmëri të Këshillit drejtues”, njoftoi Ministria e Kulturës duke theksuar se “emërimi i u.d. drejtorëve bëhet me qëllim të lirimit sa më të shpejtë të institucioneve kyçe të cilat deri tani ishin të robëruara nga kuadro partiake”.

Ministria paralajmëron edhe se së shpejti do të propozohet ndryshim i Ligjit për nëpunës shtetëror, me qëllim që të zhbllokohen institucionet dhe të sigurohet transferim demokratik i pushtetit në të gjithë resorët.

“Pas përmbushjes së kushteve ligjore, përmes procesit tërësisht të hapura dhe transparent, Ministria e Kulturës do të shpallë konkurse dhe do të realizojë procedura për zgjedhje dhe emërim të drejtorëve të rinj të institucioneve kombëtare.

Në konkurse të gjithë kandidatët e interesuar nga vetë institucionet, por edhe jashtë tyre, do të mund t’i propozojnë programet dhe vizionet e tyre për departizim, rimëkëmbje dhe avancim të punës së institucioneve kulturore në Republikën e Maqedonisë”, njofton Ministria e Kulturës.

T mobile In article [4]