Vetëm pak minuta pasi Kuvendi filloi vazhdimin e seancës së gjashtë ku duhet të diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërleski, e njëjta u ndërpre për një orë pauzë me kërkesë të deputetit të VMRO-DPMNEsë, Dragan Danev.

Në seancën e sotme 81 deputet janë paraqitur për të marr fjalën ndërkohë në sallë ndodhet edhe vetë prokuri publik Marko Zvërlevski.