Gjatë ditës se djeshme dhe të sotme jeni dëshmitarë për tentimet e VMRO-DPMNE-së për obstruksion total ndaj punës së Kuvendit. Gjatë ditë së djeshme, LSDM dhe shumica parlamentare e ndaluan tentimin e VMRO-DPMNE-së përmes punës së Komisioneve kuvendore që të pamundësonte procedimin e rebalansit të Buxhetit përmes bllokadave të ndryshme. Kulmi ishte kur kryetarja e Komisionit për buxhet dhe financa në fund refuzoi të nënshkruante procesverbalin e bazuar nga puna e Komisionit, që i njejti të mund të ishte dërguar në Qeveri për procedim të mëtutjeshëm. Në këtë rast, në pajtueshmëri me rregulloren e punës së Kuvendit, shumica e anëtarëve të komisionit nënshkruan procesverbalin dhe e derguan në Qeveri për procedim të mëtutjeshëm. Kishim bllokadë totale në Komisionin ligjdhënës të drejtësisë gjatë ditës së djeshme, me vërëjtje procedurale ashtu siç ndodhi edhe sot në seancën plenare, që kishte tentim të pamundësohet puna e Komisionit ligjdhënës të drejtësise.

Në pajtueshmëri me rregulloren, dy komisionet e kanë përfunduar punën në mesnatë dhe matrialet janë dorëzuar. LSDM dhe partnerët qeverisës do ti përmbushin premtimet e tyre, sepse rebalansi i buxhetit është një nga kushtet që të mund të implementojmë atë që para 11 dhjetorit u kemi premtuar qytetarëve.

Këtë dua ta them para opinionit që mos të kemi interpretime të ndryshme, kjo është rregullorja e punës së Kuvendit. Në mëyrë të veçantë janë rregulluara dispozitat për punë të Kuvendit dhe Komisioneve kuvendore kur janë në pyetje seanca për Buxhetin dhe rebalansin e Buxhetit. Në pajtueshmëri me nenin 180a të rregullores së Kuvendit, do ta citoj fjalinë:

Neni 180a i Rregullores së Kuvendit, thot: Dëgjimi,  ” Degjimi i përgjithshëm apo i amandamenteve” pas propozimit të buxhetit në seancën e trupit punues të komisionit për ligjedhënie dhe drejtësi, mund të zgjasë më së shumti 10 ditë pune në tërësi. Më tutje në këtë nen flitet për të drejtat e deputetëve që punojnë në këto komisione.

Nga këtu, Rregullorja, dhe jo LSDM-ja, as Kuvendi, as kryetari i ndonjërës nga dy komisionet nuk janë të involvuar në masen e dërgimit të buxhetit për ribalans të tij, por ajo (Rregullorja) i shkruan rregullat e lojës. Ne jemi të detyruar që në pajtueshmëri me Rregulloren debatet në komisione ti përfundojmë më së voni në mesnatë. Çdo tentim për tu interpretuar ndryshe ky nen, nuk është asgjë tjetër veçse tentim për destruktivitet dhe paralizim të shtetit nga VMRO-DPMNE-ja. Ne jemi të vetëdijshëm se e kanë rëndë në opozitë, megjithatë VMRO-DPMNE duhet të dije se shumë punë tani në shtet nuk varen nga ata, a më së paku nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov.

Sa më shpejt që do ta kuptojnë pozicionin e tyre, aq më mirë është për Republikën e Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë me qasjen konstruktive përskaj destruktivitetit të tillë. Dita e sotme ishte e koordinuar tek kryetari i Kuvendit, ecuria dhe seancat e ditës ishin poashtu të dakorduara. Si u implementua ajo marrëveshje, mund ta shihni në dy orë e gjysëm që kaluam me pauza. Megjithatë, pavarësisht asaj ne do të vazhdojmë me konstruktivitet. Qasja jonë do të jetë që të tentojmë ta involvojmë edhe opozitën në çështje të tilla domethënëse, deri sa ky tentim do të kishte logjikë. Nëse kalojmë në destruktivitet të plotë, ashtu siç bëri edhe udhëheqësja e Komisionit, atëherë ne si shumicë parlamentare do ti marrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion.