Mos azhurimi, anulimi skandaloz dhe i kundërligjshëm i paraburgimeve deri te hyrja e vendimit në fuqi për paraburgim dhe precedanët tjerë në punën e gjyqësisë sidomos me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike u mundësoi Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar për vepra të rënda penale, që të ikin nga ballafaqimi me drejtësinë. Në vend që të luftohet krimi, organet gjyqësore para se gjithash Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata e lartë, u vendosën në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve, theksoi deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Ikja e paramenduar e Grujovskit dhe Boshkovskit është dëshmi nga frika e tyre e ballafaqimit me drejtësine dhe i vërteton dyshimet tona për përzierjen e tyre në lëndë për pazare të ndryshme.

Me mos pasjen qasje tek të akuzuarit vërtetohet se masa e paraburgimit është e justifikueshme dhe e drejtë. Por, njëkohësisht, nga kjo situatë u lejohet hapsirë të akuzuarve tjerë nga rastet që i udhëheqë PSP-ja që në vend të paraburgimit janë sjellur masa ndalese, në çdo moment të mund të ikin dhe të bëhen të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Global

Me denigrim të sistemit gjyqësor, dhe të qeverisjes nga ana e gjyqësisë Svarovski, në aspekt të përgjithshëm ka ulur besimin tek qytetarët në gjyqësi, dhe hapet çështja e përgjegjësisë ndaj organeve më të larta gjyqësore”, theksoi Shilegov.

Ai mes tjerash tha se puna e turpshme dhe kriminale e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe Gjykatës së lartë, vetëm se i vërtetoi akuzat e LSDM-së se një pjesë e gjyqësisë punon nën direktivat e partisë dhe është në funksion të mbrojtjes së kriminelëve. LSDM si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen do të punojë në profesionalizimin e institucioneve, por edhe në ngritjen e procedurave për përgjegjësi ndaj gjykatësve dhe organeve tjera gjyqësore që punojnë në mënyrë jo-profesionale dhe në mbrojtje të krimit. Nuk do ta lejojmë qasjen e tillë kriminale të Gjykatave të ngelë pa u dënuar.

 

T mobile In article [4]