Aktori amerikan, Ashton Kutcher është i martuar prej dy vitesh me Mila Kunis, por ka marrë disa akuza për tradhti pas publikimit të fotografive me një femër tjetër.

Ishte revista ‘Star Burning Question’ që hidhte dyshime për vajzën që doli nga makina e tij, por nuk bëhej fjalë për bashkëshorten.

39-vjeçari ishte pranë një bukurosheje duke dalë nga makina për të hipur në një avion privat në Los Angeles.

Ai gjeti momentin e duhur që të përgjigjej, duke shkruar një status në rrjetin social Twitter. “Ju duhet të keni dëgjuar se sa e mërzitur ishte Mila që unë kalova ditën me kushërirën tonë. Kërkoj ndjesë teze Jodie, këto revista nuk kanë integritet.”

Kështu ai i dha përgjigje të gjithëve që po e akuzonin se si mund ta tradhtonte Milën kur kanë dy fëmijë dhe kanë qëndruar së bashku gjatë gjithë kësaj kohe.

Image