Ramos shpreson se Ronaldo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, vazhdon të heshtë sa i përket të ardhmes së tij, që ka kohë se raportohet se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”, pas akuzave për evazion fiskal.

Lidhur me të ardhmen e portugezit është pyetur edhe kapiteni Sergio Ramos, dëshira e të cilit është që ta ketë Cristianon bashkëlojtar edhe sezonin e ardhshëm.

“A do të qëndrojë Ronaldo? Shpresojmë që po”, u përgjigj Ramos me një buzëqeshje në fytyrë.