Ka vetëm tre katër ditë që ka publikuar këngën e tim më të re “100 Kile”.

Dhe menjëherë ajo është shndërruar në një nga hitet e kësaj vere, aq sa edhe titull i saj është shndërruar në një ‘slogan’ që të rinjtë e përdorin kudo tashmë

Vetë Noizy në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar një video, ku shihet se është duke udhëtuar me makinën e tij, por në rrugë ka parë një djalë, që po shiste CD.

Në bluzën e tij ishte pikërisht e shkruar ‘100 Kile’. Padyshim që kjo gjë e ka lumturuar reperin shqiptar, i cili e ka filmuar këtë moment dhe e ka publikuar menjëherë në profilin e tij.