Luis Fonsi është bërë sensacion botëror me hitin më të madh të këtij viti, “Despacito”.

Bashkëpunimi i tij me Daddy Yankee ka thyer thuajse të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë dhe është shumë pranë që të bëhet kënga më shikueshmëri më të madhe në YouTube.

Image

Luis Fonsi dhe Agueda Lopez

Pak dihet se përveç muzikës, Fonsi merret edhe me aktrim. Ai ka luajtur në disa seriale dhe telenovela, mirëpo akoma nuk ka shkëlqyer në skenën televizive ashtu siç ka bërë në muzikë.

Image

Këtë herë ka tërhequr vëmendje gruaja e këngëtarit

Ndërkohë mediat i kanë kushtuar vëmendje edhe anës së bukur të këngëtarit – gruas së tij, Agueda Lopez.

Image

Çifti janë prindër të dy fëmijëve

Manekinia dhe Fonsi u bënë prindër të një vajze në vitin 2011 që e pagëzuan Mikaela, ndërsa u martuan në vitin 2014. Dy vite pas martesës, atyre u lindi edhe djali Rocca.

Global