Policia e Shijakut ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 18 vjeçe.

Në pranga u vu Zeqir Nurka  27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Nurka, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B. 18 vjeçe”, sqaron policia.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm, një krehër me 30 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.