Më shumë se 200 tifozë e kanë pritur Neymarin te dyqani i Nike në Miami, ku braziliani hezitoi të flasë për të ardhmen, që lidhet me një kalim te PSG-ja, duke i lënë kështu edhe më tej tifozët në ethe.

Ai nuk foli as për incidentin që e pati të premten (sot) në mëngjes me Nelson Semedon në stërvitje, i cili më pas braktisi kampin stërvitor.