Kampioni i Spanjës dhe i Europës, Real Madrid, vazhdon të jetë ekipi më i mirë edhe me renditjen e re të UEFA-s.

Reali ka 151 pikë dhe ndiqet nga dy skuadrat tjera spanjolle, Atletico Madrid me 133 pikë dhe Barcelona me 128 pikë.

Top pesëshen e mbyllin Bayern Munchen me 122 pikë dhe Juventus me 118 pikë.

Në 10 skuadrat më të mira në Europë është vetëm një skuadër angleze, Manchester City dhe renditet vetëm në vendin e nëntë me 94 pikë.