Luciano Spalletti ka qenë protagonist i një debati të nxehtë me një tifoz zikaltër.

Ky i fundit ka qenë fajtor, sepse ka sulmuar verbalisht mbrojtësin Andrea Ranocchia gjatë stërvitjes, duke e ftuar lojtarin të largohet nga Inter.

Në këtë moment atij i është kundërpërgjigjur trajneri Spalletti, i cili i është afruar kangjellave rrethuese dhe siç e shihni në videon e mëposhtme ka sqaruar tifozin.