16-vjeçarja qëndron në anën e saj në një dyshek e paaftë për të mbajtur kokën e saj. Xhaxhai i saj e ndihmon atë për të pirë ujë, por ajo mezi e gëlltit ujin. Zëri i saj është aq i dobët sa ajo e vë veshin e saj afër gojës së xhaxhait të saj për ta dëgjuar.

Vajza, Souhayla u largua nga pjesa më e shkatërruar e Mosulit këtë muaj, e liruar pas tre vjet burgosje dhe duke u përdhunuar vazhdimisht nga kreu i Shtetit Islamik dhe pjesëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist.

Personi që e kishte përdhunuar atë, raportohet se është vrarë në një sulm ajror.

Xhaxhai i saj e përshkroi gjendjen e saj si një “shok”. Ai i kishte ftuar gazetarët për ta parë gjendjen e Souhaylës në mënyrë që ata të dokumentonin atë që grupi terrorist ISIS e kishte abuzuar seksualisht mbesën e tij.

“Kjo është ajo çfarë ata i kanë bërë popullit tonë”, u shpreh xhaxhai i Souyaylës, Khalid Taalo. Rreth 180 gra, vajza dhe fëmijë të cilët i përkisnin pakicës etnike Yazidi janë kapur nga Shteti Islamik në vitin 2014.

Gratë që u kishin shpëtuar vdekjes nga ISIS kur janë kthyer në shtëpi kanë pasur infeksione, gjymtyrë të thyera dhe shpesh ato e kanë menduar vetëvrasjen.

Tani, pas tre viteve burgim, gratë si Souhayla janë shumë të dëmtuara duke u shfaqur te ajo shenja të rënda të degradimit psikologjik, raportoi “New York Times”.

“Shumë e lodhur”, “pa ndjenja”, “tronditje e rëndë psikologjike” janë përshkrimet të sqaruara nga Dr. Nagham Nawzat Hasan, një gjinekolog i cili i ka trajtuar mbi 1, 000 viktima Yazidi të cilat kanë qenë të përdhunuara.

Në anën tjetër drejtori i zyrës për shpëtimin e të rrëmbyerve, Hussein Qaidi tha se tronditja te vajzat dhe gratë e keqtrajtuara vërehen kur ato flenë për ditë të tëra.

Një total prej 6, 470 të femrave Yazidis janë rrëmbyer në një mal, raportojnë autoritetet e Irakut, përfshirë këtu edhe Souhayla. Për dy vitet e para të robërisë së saj, Souhayla është përdorur si skllave seksuale nga Shteti Islamik, e cila ishte përdhunuar nga shtatë burra, u shpreh xhaxhai i saj.