Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar dje për cilësinë e ajrit në Europë për vitin 2016, ku në Shqipëri kanë humbur jetën 2120 persona.

Berisha shkruan se kjo rritje dëshmon se në Tiranë por dhe qytete të tjera të Shqipërisë njerëzit thithin vërtet ajër me ndotje kërcënuese për shëndetin dhe jetën e tyre.

Statusi i Berishës

Global

Tronditese!
Rriten me 300% vdekjet nga ndotja e ajrit ne Shqiperi!
Keshtu njofton raporti per Cilesine e Ajrit ne Europe.
Ne Shqiperi ne vitin 2016,
-vdiqen nga ajri i ndotur 2120 persona kundrejt
-760 persona qe vdiqen ne vitin 2013

Kjo rritje dramatike deshmon se ne Tirane por dhe qytete te tjera te Shqiperise njerezit thithin vertet ajer me ndotje kercenuese per shendetin dhe jeten e tyre!

T mobile In article [4]

“E FRIKSHME/ Raporti i cilësisë së ajrit: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri në 2016 nga ajri i ndotur
Sipas raportit të Cilësisë së ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona. Pjesa me e madhe e tyre, 2010, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit. Në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.

Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajrit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.

Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veçanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive.

BE, e cila po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjetike, ka një rol të rëndësishëm.
Në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnje, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajrit që thithin.