Dy të rinj dhe një i moshuar janë përplasur fizikisht mes tyre mëngjesin e sotëm në rrugët e Fushë-Krujës.

Një kalimtar i rastit ka filmuar skenën, që duket të jetë mjaft e rëndë për shkak se i moshuari mban në dorë një thikë dhe dy të rinjtë nga momenti në moment shihen të tensionuar.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ.al, mund të shihet momenti kur të rinjtë i vërsulen të moshuarit.

Sipas raportuesit personat kanë qenë duke shitur shalqinj ballë për ballë dhe konkurrenca ndoshta ka bërë që ata të përleshen mes tyre.