Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 52 vjeçari ka ndoshur sot në Durrës. 52-vjeçari mbeti i plagosur gjatë një sherri me bashkëfshatarin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, ku shtetasi Asti Mici, 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin Ludovik Lala, 52 vjeç.

52-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Nuk dihen ende motivet e krimit dhe se si ka ndërruar jetë 52-vjeçari nga goditjet në këmbë. Autori është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.